Zjarre të mëdha kanë përfshirë Disa fshatra të Dropullit.

Më keq paraqitet situata në Lugar, Goricë etj.

Zjarri ndodhet vetëm pak metra larg shtëpive.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar zjarrfikset, por flakët e mëdha dhe terreni i thyer nuk lejojnë shumë.

Në ndihmë të zjarrfiksëve kanë mbërritur dy avionë grekë.

Ndërkohë një banor i fshatit Frashtan Kristaq K. ka mbetur i asfiksuar nga tymi dhe flaka.

Sipas Dhimitraq Toli, kryetar i Bashkisë së Dropullit, personi kishte probleme shëndetësore dhe pas ndihmës në spitalin e Gjirokastrës, është dërguar në Janinë e ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dhimitraq Toli, Kryetar i Bashkisë, Dropull