Top Channel transmetoi live Oscars dhe diskutoi në studio filmat dhe veshjet e tapetit të kuq. Ndër të ftuarit për pjesën “fashion” të transmetimit ishte edhe blogger-ja Armina Mevlani, e cila bashkë me Endrit Mërtirin dhe Niko Komanin, iu bashkuan Alketa Vejsiut që ishte e pranishme që në fillim të programit.

Por këtë herë për Arminën ka qenë më e vështirë për të shkuar në studion televizive për shkak të incidentit që ka pësuar pak kohë më parë. Ajo ka thyer kaviljen dhe duhet të lëvizë me ndihmën e patericave. Megjithatë, si thotë vetë Armina, “asgjë nuk e ndal”.

Dhe thoni ç’të doni, por me fundin e shkurtër, kambalen pak rrok dhe këmbën e fashuar, bashkë me patericat ku qëndron, duket shumë stil.