Vijon aksioni i policisë kundër kultivimit të lëndëve narkotike. Uniformat blu kanë konstatuar dhe asgjësuar 153 bimë kanabis gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Mali i Krujës”.

Bimët ishin mbjellë në dy parcela, sipër lagjes në një zonë të pyllëzuar.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë.