Dy të rinj janë arrestuar, nën akuzën e kultivimit të bimëve të llojit kanabis sativa.

Të arrestuarit janë Renato Rama, 22 vjeç, banues në fshatin Zhulaj në Memaliaj dhe Erndjan Muça, 28 vjeç, banues në fshatin Turan të Tepelenës.

Arrestimi i tyre erdhi pas kontrollit në vendin e quajtur “Përroi i Kotorrit”, në afërsi të fshatit Selckë e vogël, ku u gjetën 6 parcela me 17000 bimë kanabis, të cilat më pas u asgjësuan me anë të djegies.