9792 rrënjë kanabis sativa janë asgjësuar gjatë ditës së sotme në Shkodër. Gjatë kontrolleve të ushtruara në fshatrat Shosh dhe Shalë të Dukagjinit, ka rezultuar se kjo sasi lënde narkotike ishte kultivuar në 40 parcela.
Ndërkohë, policia po punon për identifikimin e autorëve, ndërsa vijon puna për zbulimin e sipërfaqeve me kanabis.
Edhe në në Përmet, në kuadër të luftës kundër narkotikëve janë asgjësuar 10 000 bimë kanabis.
Nga kontrolli i ushtruar nga Shërbimet e Policisë, në Njësinë Administrative Petran, Përmet, në vendin e quajtur “Përroi i Dardhës – Zerec”, u konstatuan dhe u asgjësuan në gjashtë parcela të hapura rishtaz 5000 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar pranë këtyre parcelave, u gjetën dhe 5000 bimë të dyshuara narkotike të mbjella në kubikë plastikë.





