Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë dhe Stacionit te Policise Ishëm, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin e prodhimit dhe kultivimit të lëndëve narkotike, gjatë ditës së djeshme kanë goditur një tjetër rast, duke asgjësuar 2200 bimë kanabis sativa.
Në vendin “Mali Kurcaj”, Krujë, u asgjësuan me anë të djegies rreth 2 000 bimë.
Në vendin “Përroi i Bizës”, Ishëm, u asgjësuan me anë të djegies rreth 200 bimë.
Policia njofton se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.





