Në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, efektivët e Krujës, gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Cudhi, konstatuan dhe asgjësuan me anë të djegies rreth 2 220 bimë kanabis sativa.

Për këtë rast nuk ka asnjë person të ndaluar, ndërkohë policia thotë se punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.