Në vijim të punës për kapjen e personave që kultivojnë bimë narkotike, efektivët e Krujës kanë bërë të mundur ndalimin e dy personave.
Në pranga ranë Viktor Caka 56 vjeç, banues në Gramëz të Krujës dhe Alban Caka 44 vjeç, banues në Laç.
Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Gramëz Krujë, në vendin e quajtur“Bregu i Lumit”,u gjetën të kultivuara rreth 2720 bimë kanabis sativa.
Bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies.
Ndërsa dy të arrestuarit akuzohen për “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Moskallëzimi i krimit”.





