Vazhdon lufta e policisë kundër kultivimit të lëndëve narkotike në mbarë vendin.
Në Vaun e Dejës janë asgjësuar 293 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa, në vendin e quajtur Kullagji të fshatit Mnelë.
Bimët narkotike ishin të mbjella në tokë pa pronarë, në një sipërfaqe mali të pyllëzuar me shkurre e pisha.
Nga ana e policisë po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve. Materialet iu referuan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.





