Specialistët për Krimet në Krujë kanë arrestuar një 20-vjeçar, i cili kishte kultivuar bimë narkotike në pronën e tij, ndërsa kanë shpallur në kërkim
I arrestuari është Edison Çangu, banues në fshatin Verion, Krujë, ku gjatë kontrollit të ushtruar në pronën e tij, u konstatuan dhe u asgjësuan rreth 2850 bimë narkotike kanabis sativa.
Gjithashtu, policia njofton se po punon për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim I.S. 41 vjeç, banues në Arrameras. Gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Arrameras u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies rreth 1150 bimë kanabis.





