2 korrik 2015 – Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, efektivët e Krujës kanë përfunduar me sukses operacionin “Liqeni Pacungut 2015”, ku u bë e mundur arrestimi në flagrancë i 3 personave:
-Astrit Bazja, 47 vjeç, banues në Krujë,
-Dashamir Bazja, 49 vjeç, banues në Fushë Krujë,
-A.B., 17 vjeç, banues në Krujë.
Këta tre shtetas u arrestuan pasi gjatë një kontrolli në banesën e tyre në fshatin Zgërdhesh të Krujës, në pronën e tyre, u gjetën 5 parcela të mbjella me 445 rrënjë bimë narkotike të dyshuar të llojit kanabis sativa.
Bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies, ndërsa tre të arrestuarit do të vihen përpara drejtësisë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim.
/S.L. agjencia eë lajmeve “Dyrrah”/