Gjatë ditës së sotme janë gjetur 10 mijë rrënjë kanabisi në Shkodër, të cilat më pas janë asgjësuar. 

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike, në terren kanë qenë 18 grupe policore. 

Në terren ka qenë edhe helikopteri i cili ka vëzhguar nga lart zonat e thella malore. 

Që nga janari i këtij viti e deri më tani janë asgjësuar 224,500 bimë dhe fidanë kannabis sativa, në 241 raste të kultivimit, për të cilat janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.