Policia ka asgjësuar 2532 bimë kanabisi në qarkun e Shkodrës në 4 zona të ndryshme.
Konkretisht, në njësinë administrative Shllak u asgjësuan 1115 bimë kanabisi dhe u sekuestruan 23.5 kg kanabis.
Në njësinë administrative Pult u asgjësuan 1118 bimë narkotike.
Në Malësi të Madhe u gjetën dhe u asgjësuan 122 bimë kanabisi dhe së fundmi në njësinë administrative Fierzë u asgjësuan 177 bimë.
Ndërkohë, policia vijon hetimin për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.