Specialistët për Krimet në Policinë e Krujës, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, kanë konstatuar sërish bimë narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në Tapizë, uniformat blu asgjësuan me anë të djegies rreth 3 000 bimë narkotike kanabis sativa.

Ndërkohë, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.