BRUKSEL- Arrihet një marrëveshje në Bruksel mbi modalitetet për aktualizimin e akordeve mes Prishtinës dhe Beogradit për menaxhimin e integruar të kufirit në veri të Kosovës dhe këtë e bëri të ditur vetë kryediplomatja evropiane, Catherine Ashton.
Ashton po ashtu njoftoi se një takim i ri mes kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë është planifikuar për datën 17 janar të vitit të ardhshëm.
Ky njoftim mbi marrëveshjen për menaxhimin e kufijve u dha pas një takimi të grupit të punës ''ad hoc'' të përfaqësuesve serbë dhe kosovarë e zhvilluar në kryeqytetin belg.
Ndërkohë kryeministri serb, Ivica Daçiç, kishte paralajmëruar dje se do të bllokonte dialogun me kryeministrin kosovar, Hashim Thaçi, nëse nuk do të zbatohej në mënyrë korrekte, në terren, marrëveshja e arritur më parë.
Ashton u shpreh ''e kënaqur me rezultatin e takimit të grupit të punës mbi menaxhimin e integruar të kufijve, (Ibm), për të cilin dje dy palët kanë arritur një marrëveshje mbi çështjet e aktualizimit'' të marrëveshjes politike për të cilën ishte rënë dakord që më parë.
''Më 10 janar puna teknike do të vazhdojë lidhur me këto çështje në përgatitje të takimit që do të zhvillohet mes kryeministrit serb, Ivica Daçiç dhe atij kosovar Hashim Thaci, që do të zhvollohet më 17 janar'',- theksoi Ashton.