BELGJIKE – Muajin e parë të vitit të ardhshëm do të rifillojë dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit. Kryeministrat respektivë të të dy vendeve,  Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiç, pritet të takohen në Bruksel janarin e 2013. Lajmin e ka bërë të ditur përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton, e cila citohet nga mediat kosovare.

Baronesha Ashton ka theksuar se pret përparim të mëtejshëm në dialogun mes dy vendeve. Në konferencën për media, pas përfundimit të takimit të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, Ashton nuk e ka bërë të ditur datën se kur do të fillojnë negociatat e Serbisë me Bashkimin Europian.