Asistentja e Ivanka Trump është konfirmuar pozitive me koronavirus pavarësisht se nuk ka shfaqur asnjë simptomë.

Mediat e huaja shkruajnë se Ivanka së bashku me bashkëshortin e saj Jared Kushner kanë kryer testet dhe rezultuan negativë.

Mësohet se Ivanka nuk e kishte takuar asistenten e saj prej disa javësh.

Sekretarja e shtypit e zëvendës presidentit Pence, Katie Miller, testoi pozitiv këtë javë, si dhe një personel tjetër i Shtëpisë së Bardhë, çfarë ka shkaktuar frikë që zyrtarë të lartë amerikanë  të infektohen.