Qeveria italiane ka vendosur mbylljen e shkollave dhe universiteteve në vend duke filluar nga dita e sotme deri më 15 mars për shkak të koronavirusit.
Ky vendim është mbështetur në mendimin e komisionit shkencor që dje kishte rekomanduar tashmë mbylljen për një muaj të ngjarjeve sportive në të gjithë vendin.
Më parë ishin mbyllur shkollat vetëm në Liguria, Lombardi, Piemonte, Marche dhe Emilia-Romagna.
Ky vendim ka hasur në reagimin e liderit të “Lega Nord”, Mateo Salvinit, i cili ka kërkuar ndihmë financiare për prindërit që punojnë dhe të cilët do kenë fëmijët vetëm në shtëpi. Deri më tani në Itali janë raportuar 79 viktima si pasojë e covid-19.
Nga ana tjetër, Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëron që të tregohet kujdes. “Askush nuk është imun, vdekshmëria e virusit është 3.4%, pra më e lartë se gripi.”





