Qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ardian Ismajli është një nga legjionarët që ka pasur një ecuri mjaft pozitive në Europë përgjatë këtij sezoni. 

Paraqitja e shkëlqyer e tij në klubin e Empolit ka marrë vlerësimin e duhur.

Sipas uebsajtit të specializuar për statistika “Sofascore”, mbrojtësi shqiptar, është një nga futbollistët që nuk është dribluar asnjëherë deri më tani në sezonin futbollistik 2023/2024. 

Së bashku me të, në listën e publikuar nga Sofascore renditet edhe futbollisti i Liverpool, Virgil Van Dijk.

Një lajm i shkëlqyer ky jo vetëm për Ardian Ismajlin, por edhe për Kombëtaren e Shqipërisë. 

Ismajli ka treguar një formë fantastike jo vetëm në radhët e Empolit, por edhe në radhët e Kombëtares shqiptare, ku ishte pa dyshim një nga më të mirët në fushë.