03 janar 2015 –  Eshtë Aslaidon Zaimaj, fituesi i edicionit të katërt të 'The Voice of Albania'. 21-vjeçari i rritur në Itali, i përket skuadrës së Genc Salihut, studion psikologji dhe adhuron muzikën prej vitesh tashmë. "Jam pa fjalë, nuk e përshkruaj dot lumturinë që ndjej. Nuk e prisja që do të fitoja unë. Jam rritur nga ana muzikore, nga ana vokale.

Fitoren ia dedikoj publikut që më ka votuar, prindërve dhe vëllait tim, por sidomos  trainerit tim, Genci", tha pas fitores Aslaidon. Pas Aslaidonit, më e votuar  nga publiku në katërshen finaliste ishte Albina Kelmendi.

Zëri me i mire i Shqipërisë u vendos nga publiku, i cili këtë vit me anë të televotimit, vendosi edhe për katërshen finaliste. Pas nje rrugetimi te gjate, sfidash e duelesh, ne finale mberriten edhe Semi e Olsa.

Finalistët performuan me nga dy këngë secili, përsa i perket gares dhe me nga një duet me trajnerët e tyre Sidritin, Almën, Gencin dhe Elsën. Aplikimet për edicionin e pestë të 'The Voice of Albania' kanë nisur dhe te interesuarit mund të regjistrohen në faqen e internetit top-channel.tv, në seksionin e dedikuar këtij 'talent show'.