DURRËS, 12 nëntor 2014–  Asllan Agaj, 53 vjeç vrau të dashurën 31 vjeçare nënën e tre fëmijëve 14, 12 dhe 9 vjeçarë.  Vrasja u krye në qytezën e Sutrit në Provincën e Viterbos. Durrës lajme ishte e para medie në gjuhën shqipe, që e dha lajmin të mërkurën 12 nëntor 2014. Tashmë në mediat italiane po dalin hollësi të reja për këtë vrasje.

Asllani nuk e ka për herë të parë, që vret një femër. Ai në vitin 2001 në qytezën e Kaves (Cave) afër Rromës, vrau të shoqen, me të cilin kishte thuajse 20 vjet,që ishte martuar. Vrasjen e kreu me kazmë dhe pasi e vrau i telefonoi karabinierisë. Asllani u dënua me 16 vjet burg nga Gjykata e Tivolit, ndërsa  Gjykata e Apelit ia uli dënimin në 12 vjet. Asllanit pasi kreu  9 vjet burg, iu fal dënimi i mbetur. Vetëm pas 4 vjetësh në liri, Asllani vret prapë një femër duke lënë jetimë 3 fëmijë të mitur.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/