E ardhmja e mesfushorit shqiptar Kristjan Asllani mbetet e paqartë. Aktualisht, e vetmja siguri është se mesfushori i Interit pritet të largohet nga Torino deri në fund të merkatos të janarit, duke i dhënë fund huazimit të tij gjashtë muaj më herët.

Meqenëse nuk është pjesë e planeve të Interit, ish-lojtari i Empolit do të duhet të gjejë një shtëpi të re, të paktën deri në qershor.Siç raportohet nga TuttoSport, Torino e ka përjashtuar gjithashtu lojtarin nga stërvitja, së bashku me lojtarët e tjerë që konsiderohen jashtë projektit të trajnerëve.

Asllani i është ofruar Genoas, e cila aktualisht po negocion mundësi të tjera. Lojtari gjithashtu ka refuzuar destinacione të huaja si Girona dhe Parisi, ndërsa në Itali nuk i ka konsideruar Sassuolon, Parmën dhe Cagliarin si skuadrat ku mund të vazhdojë karrierën e tij.