Hugh Hefner ka ndërruar jetë ditë më parë në moshën 91-vjeçare. 

Bosi i Playboyt ka vdekur nga shkaqet natyrore në shtëpi ka konfirmuar “Playboy Enterprises”.

Ai ishte i martuar në pesë vjetët e fundit me “lepurushën”, Crystal Harris.

Kjo e fundit nënshkroi një kontratë paraprake, në të cilën premtoi të mos kërkojë asnjë dollar të vetëm në rast të shkurorëzimit ose vdekjes.

Llogaritet se pasuria e themeluesit të Playboyt kap vlerat prej 200 milionë dollarëve ndërsa në testament shkruan se “pasuria e tij do të mbetet nën kujdesin e shtetit”.

Hefner pretendonte se kishte pasur marrëdhënie intime me mbi 1000 femra, në mesin e të cilave edhe ikona e bukurisë, Marylin Monroe dhe bukuroshja, Pamela Anderson.