Muajin e kaluar këngëtarja e njohur shqiptare, Soni Malaj festoi ditëlindjen e saj në një super festë.

Pamjet nga festa i zbuloi vetë Soni përmes postimeve në Instagram, dhe pranë këngëtares qëndronte partneri, Klevi.

E ftuar këtë të dielë në emisionin Why Not në RTV Ora, Soni u përgjigj se çfarë dhurate ka marrë ajo nga i dashuri i saj.

“Nuk më dhuroi asgjë. Seç më tha një mashtrim të lezetshëm që e hëngra (qesh). Tha do të më bëjë dhuratën më vonë sepse ishte një gjë e kushtueshme”– tregon ajo.

Soni është përpjekur që lidhjen e saj me Klevin ta mbajë sa më larg nga mediat dhe ndonëse prej vitesh janë duke shijuar romancën e tyre ajo është kujdesur çdo gjë të qëndrojë në kornizat që ka vendosur.