Nga dita e shtunë, data 9 prill, Zhytësit e Qendrës së zhytjeve Pashaliman, po zhvillojnë një operacion kërkimi për fëmijën 10-vjecar të mbytur disa ditë më parë në lumin Fan.
Ata kanë lokalizuar rajonin e mbytjes në rrjedhën e lumit Fan, afër Repsit dhe pavarësisht ujit të ftohtë e thellësisë 5-6 m, vazhdojnë kërkimin të ndarë në grupe.
Polumbari i vjetër Hair Velaj, thotë se kërkimet po i vazhdojnë me intensitet, pavarësisht kushteve të vështira hidrike e atmosferike, deri në gjetjen e fëmijës.
Dyshimet janë se i mituri është mbytur në lumë 10 ditë më parë. Ai rrëshqiti dhe ra në lumë teksa po tentonte të merrte topin që i ra ndërsa luante. Banesa e tij ndodhej pranë lumit dhe në momentin që rrëshqiti ai nuk është parë më.





