Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shkruan në Facebook se nuk do të ketë asnjë hap pas në qëllimin e opozitës, e cila lidhet me largimin e kryeministrit Rama.

Në postimin e tij, Basha fton qytetarët në protestën e 8 korrikut, ndërsa thotë se 85% e shqiptarëve refuzuan Edi Ramën më 30 qershor.

POSTIMI I PLOTË

Me 30 qershor 85% e shqiptarëve refuzuan dhunimin e Kushtetutës. 85% e shqiptarëve refuzuan farsën e votimeve moniste, 85% e shqiptarëve refuzuan politikën e bërë njësh me krimin. 85% e shqiptarëve refuzuan politikat e varfërisë dhe mjerimit. 85% e shqiptarëve refuzuan vjedhjen me ligj, me PPP, me koncesione dhe oligarkë. 85% e shqiptarëve refuzuan Edi Ramën!

Të hënën #8korrik në ora 20:00 bashkohemi të gjithë në Tiranë kundër diktaturës, bashkohemi në mbrojtje të lirisë dhe pluralizmit, bashkohemi për familjet dhe fëmijët tuaj, për #ShqipëriaSiEuropa!

Asnjë hap pas! #RamaIk