16 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë, fatmirësisht asnjë vdekje nga COVID-19.
Sipas MSH-së, raste të vdekjes nuk janë regjistruar, derisa ka njoftuar për shërimin e 10 pacientëve.
Njoftimi i plotë i MSH:
06 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
-Në 24 orët e fundit janë dhënë 3.242 doza të vaksinës kundër COVID-19.
-Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.581.266 doza të vaksinës.Deri më sot 739.997 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
-Nga 2.146 testime, 16 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
-Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes
-Sot janë shëruar 10 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.429.
-Në total numri i rasteve aktive është 446.





