Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje.
Në njoftimin thuhet se gjatë 24 orëve të fundit nga 1328 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv vetëm 2 raste.
Ndërsa, për fat të mirë, gjatë kësaj intervali kohor nuk është regjistruar asnjë viktimë nga virusi.
Ministria njofton se janë shpallur të shëruar 14 qytetarë, ndërkohë numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105,241.
Njoftimi i plotë:
21 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 518 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 134.391 doza të vaksinës.
Deri më sot 19.518 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 1.328 testime, 2 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 14 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.241.
Në total numri i rasteve aktive është 162.





