Ministria e Shëndetësisë së Kosovë ka publikuar të dhënat mbi situatën pandemike për 24 orët e fundit, ku kanë rezultuar pozitivë 4 qytetarë.
Gjatë 24 orëve janë shëruar 5 pacientë të prekur me Covid-19, fatmirësisht nuk është shënuar asnjë humbje jete nga koronavirusi.
Njoftimi i plotë i IKSHKP:
28 Qershor 2021:
Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
-Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.365 doza të vaksinës kundër COVID-19.
-Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 160.410 doza të vaksinës.
-Deri më sot 32.975 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
-Nga 1.386 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
-Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
-Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.315.
-Në total numri i rasteve aktive është 170.





