Ministria e Shëndetësisë, në përditësimin e të dhënave lidhur me situatën e Covid-19 në vendin tonë, ka njoftuar se në 24 orët e fundit për fat të mirë nuk është shënuar asnjë viktimë.

Sakaq, nga 846 testime kanë rezultuar pozitiv 40 qytetarë, ndërsa 14 të tjerë janë shëruar.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 846 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 40 qytetarë, në këto bashki:
23 në Tiranë, 3 në Lezhë,  2 në Fier, Sarande, 1 në Durrës, Patos, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë, Korçë, Pogradec, Kolonjë, Kuçovë, Elbasan.

Janë 251 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 271,826 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 Maj 2022)

Raste të reja ditore          40
Të shëruar në 24 orë       14
Të shtruar në spitale         6
Humbje jete në 24 orë      0
Testime ditore                 846

Testime totale               1,817,530
Raste pozitive                  275,574
Raste të shëruara             271,826
Raste Aktive                         251
Humbje jete                        3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            136
Fier                  32
Vlorë               16
Shkodër          14
Elbasan           10
Lezhë               11
Berat                9
Gjirokastër      9
Durrës             5
Korçë               6
Kukës               3