Autoritetet dyshojnë se nuk ka asnjë të mbijetuar nga aksidenti ajror i ndodhur këtë të premte në Buckinghamshire të Anglisë. Disa persona dyshohet se kanë gjetur vdekjen pas një përplasje të një avioni të vogël dhe një helikopteri në qytetin anglez. 

Sipas BBC në vendngjarje kanë shkuar autoritetet për të hetuar aksidentin ajror. 

Tre persona mendohet të kenë humbur jetën. The Sun shkruan se nuk ka asnjë të mbijetuar pasi të dy aeroplanët u ulën në një zonë të pyllëzuar pranë pronës historike Waddesdon.

Besohet se një prej avionëve kishte fluturuar për rreth 15 minuta pas ngritjes në Wycombe Air Park, 20 milje nga rrëzimi.

Zjarrfikësit nisën një dron për të kërkuar nëse ka të mbijetuar por kërkimet rezultuan të pashpresa.