Edhe kjo fundjavë do të jetë në shtetrrethim pasi deri në orën 13:00 të kësaj të shtune, do të lejohet dalja me autorizim për pazare apo ilaçe dhe më pas do të jetë mbyllur deri të hënën në orën 05:00.

Përjashtim bëjnë Policia, Ushtria, media, shërbimet delivery, shërbimet kritike shtetërore apo transporti i mallrave.

Ndërkohë nga e hëna, fasha e orarit të lëvizjes do të jetë deri në 17:30.