Kombëtarja Shqiptare është nisur mëngjesin e sotëm drejt Kazakistanit, ekip me të cilin do të përballet më 11 tetor, në kuadër të ndeshjeve të Nations League.
Nuk ka asnjë ndryshim në organikë duke marrë për referencë ndryshimet e fundit, që ndodhet të enjten.Lajmi i mirë fakti që rezultatet e tamponëve të marrë një ditë para nisjes janë të gjitha negative.
Shqipëria do të zhvillojë dy ndeshje në transfertë, pas përballjes e Kazakistanit, do të udhëtojë drejt Lituanisë, me të cilën do të luajë më 14 tetor.
Një ditë më parë FSHF njoftoi se Thomas Strakosha, Myrto Uzuni dhe Jon Mersinaj, për shkak dëmtimi, pas konsultave me stafin mjekësor të kuqezinjve, nuk do të jenë të gatshëm për dy sfidat e radhës.
Që nga e mërkura me ekipin po stërvitet edhe Etrit Berisha, i cili mundi të siguronte lejen për të qenë pjesë e kuqezinjve, ndërsa mesditën e së enjtes me ekipin përfaqësues është bashkuar edhe sulmuesi i Juventusit, Giacomo Vrioni.
Sa i përket sulmuesit të Kombëtares U-21, Emiljano Bullari, ai kthye te skuadra e Shpresave.





