Kanë kaluar 5 ditë që kur dherat nga kodra e Currilave kanë rrëshqitur sërish, dhe deri më tani nuk është marrë asnjë masë ndërhyrjeje.
Reshjet e dendura të shiut kanë bërë që rrëshqitjet e dherave të kodrës argjilore të jenë masive, e të përfundojnë ashtu si dikur në trotuare, duke i bllokuar totalisht.
Por as ndërmarrja e Rrugëve apo e Pastrimit nuk kanë pastruar asgjë.
E gjithë struktura e ndërtuar në dy vjet më parë ka ceduar dhe brezaret e ndërtuara kanë rrëshqitur disa metra së bashku me rrjetën prej teli.
“DurrësLajm” ju sjell pamje nga Currilat, të fiksuara gjatë paradites së sotme.





