7nëntor 2015 – Policia e qarkullimit rrugor në Durrës ka vendosur t’i “zhdukë” të gjithë motorrët që lëvizin rrugëve të qytetit. Me goditje të përqëndruar, vetëm mbrëmjen e shkuar policia e qarkullimit rrugor, e mbështetur nga forcat e komisariatit, kanë sekuestruar 22 motorcikleta, e kanë arrestuar në flagrancë katër drejtues të tyre.
“Specialistët e seksionit të qarkullimit rrugor, kanë inensifikuar masat , kryesisht në akset rrugore kryesore, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë, dhe parandalimin e aksidenteve rrugore, duke goditur raste të drejtimit të mmjeteve në mënyrë të parregullt, kryesiht të motorrave” bën me dije policia. Më datë 6.11.1015, janë arrestuar Lavrdim Ismaili, Ardian Noka, Hydri Salushllari, dhe Dritan Sejdini, sepse kanë drejtuar mejtet e tyre tip motorcikletë pa dokumentacionin përkatës e pa leje drejtimi”.
Nga ana e saj, policia këkron mirëkuptimin e qytetarëve. “Drejtoria këkron bashkëpunim, nga të gjithë qytetarët, që të pajisin me dokumentacionin e nevojshëm, mjetet që ata disponojnë dhe të respekotjnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, sepse polcia do të vijojë edhe më tej me masat shtrënguese ndaj këtyre personave”.
/portali DurresLajm/