Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa ka kujtuar sot të atin e ndjerë në 1-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Me një foto të veçantë ku Ajola shfaqet e veshur nuse teksa përqafon babain e saj, i dedikon këtij të fundit fjalë zemre e shumë prekëse.

“Një vit pa ty. Dhe nuk ka asgjë që ta lehtësojë dhimbjen për humbjen tënde. Asnjë përqafim nuk e zëvendëson dot tëndin. Të dua përgjithmonë”, shkruan ajo.