Takimi mes qeverisë franceze dhe organizatave sindikale nuk ka mundësuar arritjen e një kompromisi mbi reformën e pensioneve, kundërshtuar që prej më shumë se dy javësh.

Një zyrtar sindikal në krye të protestave njoftoi se grevat dhe manifestimet do të vazhdojnë.

“Organizata sindikale e mobilizuar për të kërkuar tërheqjen e reformës së pensioneve kërkoi një ditë tjetër manifestimesh dhe gravash më 9 janar”, tha Philippe Martinez, lider i sindikatës CGT.

Sindikata reformiste CFDT, sindikata e parë francez, nuk iu bashkua kësaj thirrjeje.