Ministrja e Evropës dhe Punëve të Jashtme Olta Xhaçka ka reaguar për tërmetin tragjik në Turqi dhe Siri.

Përmes një postimi në Twitter, Xhaçka shkruan se Shqipëria është gati të ndihmojë me sa mundet në këtë moment të vështirë për Turqinë.

“Zemrat dhe lutjet tona shkojnë për viktimat e tërmetit tragjik që goditi #Turqinë 🇹🇷 & #Sirinë 🇸🇾 sot duke shkaktuar qindra viktima. Në këtë orë të vështirë, ne jemi gati të ndihmojmë #Turqinë në çdo mënyrë që mundemi”, shkruan ministrja Xhaçka.

Ndërkohë, bazuar në komunikimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme me Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Turqi (që prej orëve të para të mëngjesit e deri tani) nuk ka informacion për shqiptarë të lënduar ose që mund të kenë humbur jetën.