COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 772 testime, 16 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 32 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 772 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 16 qytetarë, në këto bashki:
9 në Tiranë, nga 1 qytetar në Mallakastër, Vlorë, Delvinë, Sarandë, Gjirokastër, Tepelenë, Gramsh.
Janë 366 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 32 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,658 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Prill 2022)

Raste të reja ditore 16
Të shëruar në 24 orë 32
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 772

Testime totale 1,793,981
Raste pozitive 274,520
Raste të shëruara 270,658
Raste Aktive 366
Humbje jete 3,496

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 207
Vlorë 42
Fier 25
Berat 21
Shkodër 17
Gjirokastër 17
Elbasan 15
Korçë 14
Durrës 6
Kukës 2