Ministria e Shëndetësisë para pak minutash bëri përditësimin e të dhënave për situatën epidemiologjike në vend.

Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit u regjistrua shifra rekord e 1,781 rasteve të reja, ministria dha edhe lajmin e mirë, se Covid-19 nuk kishte arritur të merrte asnjë jetë.

Megjithatë, ajo që i ra në sy kujtdo, ishte se ministria e Shëndetësisë nuk kishte harruar t’i dërgonte ngushëllimet familjarëve të 0 viktimave, që u regjistruan në vend në 24-orëshin e fundit.

“Në 24 orët e fundit nuk ka humbje jete me SARS-COV2 pozitiv. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”, shkruhet në njoftimin e ministrisë.