Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit nga 2,102 testime për persona të dyshuar me Covid janë konfirmuar 25 raste të reja, ndërsa nuk ka patur raportime për viktima.

“Sot është shëruar 1 qytetar, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.591. Në total numri i rasteve aktive është 161.”, njofton ministria.

Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë dhënë 1.149 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 357.920 doza të vaksinës.

Deri më sot 108.700 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.