Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë publikuar shifrat e fundit sa i përket situatës së COVID-19 atje.
Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se testimi i 2.193 personave, kanë rezultuar pozitiv me virus 35 qytetarë
Nga ana tjetër fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë viktimë.
Gjithashtu autoritet shëndetësore raportojnë se 79 qytetarë janë shëruar në 24 orë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 156.412 persona.
Njoftimi i plotë:
12 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 11.291 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.468.152 doza të vaksinës.
Deri më sot 641.772 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.193 testime, 35 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 79 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.412. Në total numri i rasteve aktive është 1.051.





