Tre persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, nga 1.091 testime të kryera, ndërkohë që nuk është regjistruar asnjë rast vdekjeje.

Bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë shëruar dy persona, duke e çuar numrin total të të shëruarve në 105.538, ndërsa raportohet se rastet aktive në Kosovë janë 104.

Postimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë:

19 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 1.091 testime, 3 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 2 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.538.

Në total numri i rasteve aktive është 104.