Partizani arriti një rezultat historik duke mundur  me rezultatin e përgjithshëm 3-1 ekipin e Valmieras për të arritur në play-off të Conference League. 

Në raundin final, të kuqtë do të përballen me kazakët e Astanës për t’u kualifikuar në fazën e grupeve.

Përpara kësaj përballje ka folur edhe trajneri i njohur në Kazakistan, Almas Kulshinbayev, i cili insiston se Astana do të kualifikohet. 

Trajneri u shpreh se ata janë favorit ndaj Partizanit, ndërsa theksoi se janë më të dobët se Ludogores. 

“Mendoj se futbolli shqiptar është më i dobët se ai bullgar. Astana është mjaft e fortë për Partizanin dhe duhet të shkojë në fazën e grupeve. Përqindjet janë 60 me 40 në favor të Astanës”, tha Kulshinbayev.