Një asteroid me madhësi të një pishine olimpike do të kalojë afër Tokës në një distancë prej vetëm 27.700 kilometrash, që është distanca më e vogël e regjistruar ndonjëherë e kalimit të një objekti të tillë afër Tokës.

Sipas ekspertëve, asteroidi do të jetë edhe më afër se satelitët geosynchronous të cilët sillen rreth Tokës, mirëpo kjo nuk paraqet ndonjë rrezik përplasjeje.

Mësohet se afrimi i tij më i madh me Tokën do të regjistrohet në orën 19:25 GMT. Asteroidi sillet rreth Diellit për 368 ditë, një periudhë e ngjashme me atë të vitit në Tokë, mirëpo nuk sillet në të njëjtin rrafsh si Toka.

Përderisa ai kalon sot përreth Tokës me shpejtësi prej 7.8 kilometrash për sekondë, asteroidi do të vijë nga ‘përfundi’ Tokës, ndërsa do të kthehet tek Dielli nga ‘lart’.

Kjo gjë më së miri do të mund të shihet në Oqeanin lindor Indian, Europën Lindore, Azi dhe Australi.