15 shkurt 2015 –  Natën midis 12 dhe 13 majit 2014 në rrugët e qytetit të Astit pati një shkëmbim zjarri të ngjashëm me filmat me sherifa të Hollivudit. Dy banda shqiptarësh të specializuara në trafikun e drogës dhe shfrytëzimin e prostitucionit, u konfliktun me armë afër një salle lojërash fati në qytetitn e Astit.

Nga shkëmbimi i zjarrit mbeti i plagosur një qytetar italian, që kishte fatin e keq të kalonte në rrugë, ndërsa dy bandat po qëronin hesapet me kobure. Pati 12 të shtëna me armë të ndryshme, ndër të cilat 7 të shtëna u kryen kundra një Fiat Punto-je, me të cilën u largua nga vendngjarja, njëri nga protagonistët.

Policia e Astit të shtunën më 14 shkurt 2014 arriti të arrestojë 2 nga pjesëmarrësit në shkëmbimin e zjarrit të majit të kaluar. Të arrestuarit janë:

Elvis Jata, 31 vjeç

Erjol Ceka, 26 vjeç

Të dy të arrestuarit kanë precedentë penalë për drogë dhe prostitucion. Erjol Ceka, dy herë ka arritur t’i shpëtojë prangave të policisë. Kësaj radhe qe e treta e vërteta, kështu Erjoli dhe Elvisi përfunduan në Burgun e Astit.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/