Aston Vila do të bëjë gjithçka për të mbajtur në Birmingham, Markus Rashford. Sulmuesi i transferuar si i huazuar për një sezon nga Junajtid ka bindur Unai Emeri, i cili u ka kërkuar drejtuesve që të bëjnë të pamundurën për ta mbajtur në “Vila Park”.Në këtë mes ka hyrë edhe Barcelona, e cila pëlqen shumë anglezin, i cili do të ishte një zgjidhje me kosto të ulët sa i përket kërkesave që ka Hansi Flik.

Gjermani po kërkon lojtarë krahu pasi kërkon që të ketë mundësi zgjedhje në sezonin e ardhshëm sa i përket formacionit. Sipas ekspertit Dan Plumlej, Aston Vila po mendon që të bëjë lëvizjen që bëri Çelsi para pak muajsh kur shiti ekipin e femrave për të evituar humbjet në bilanc. Plumlej për “Football Insider” ka zbuluar se Aston Vila po planifikon shitjen e ekipit të femrave në mënyrë që të gjenerojë fonde të mjaftueshme për të ruajtur lojtarët kryesorë të këtij sezoni.