Kompania AstraZeneca ka konfirmuar efikasitetin e vaksinës së saj kundër Covid-19. Kompania ka bërë të ditur se vaksina është efektive 76%.
Ky vendim ka ardhur teksa udhëheqësit e Bashkimit Evropian përmes një samiti më 25 mars synojnë të gjejnë zgjidhje për strategjinë e vënies nën kontroll të pandemisë.
AstraZeneca kanë rillogaritur të dhënat e studimit të SHBA-së dhe arritën në përfundimin se kjo vaksinë është 76% efektive për parandalimin e simptomave të koronavirusit.
Ky përfundim i ri ka ardhur pasi një panel i pavarur amerikan akuzoi AstraZeneca-n se nuk kishte marrë parasysh në mënyrë të duhur të dhënat për mbrojtjen e ofruar nga vaksina e saj.
Gjithashtu kompania ka thënë se vaksina e cila u zhvillua me Universitetin e Oksfordit, ishte 100 për qind efektive kundër formave të rënda ose kritike të sëmundjes. AstraZeneca tha se vaksina ka treguar 85 për qind efikasitet tek të rriturit 65 vjeç e lart.
Në fillim të këtij muaji AstraZeneca u përball me akuza se kjo vaksinë shkaktonte mpiksje gjaku dhe disa vende vende pezulluan përkohësisht përdorimin e kësaj vaksine.





