Vaksina kundër COVID-19 e prodhuar nga kompania farmaceutike AstraZeneca tashmë do të mabjë emrin Vaxzevria.

Lajmin e bëri publik agjencia suedeze e mjekësisë Läkemedelsverket kjo e fundit bazuar në të dhënat e Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA).

Sipas informacioneve vaksina në vetvete mbetet e pandryshuar, por agjencia suedeze e konsideron të rëndësishëm emrin e ri, pasi shoqërohet me gjëra të tjera, siç janë etiketimet dhe paketimet e reja.

Ndërkohë që ndër efektet anësore që mund të ketë kjo vaksinë tek personat që e marrin, tashmë janë shtuar edhe rastet shumë të rralla të trombozës.

Ndryshimi i emrit në Vaxzevria u miratua nga EMA në 25 Mars, pas një aplikimi të bërë nga vetë kompania.