Kemi përpara një javë erotike”, kështu është shprehur astrologia, Chrysanthi Kalogeri, këtë të hënë, në emisionin “Shije Shtëpie” në Tv Klan.

Ajo tha se kjo periudhë është shumë e mirë për njerëzit që janë në kërkim të dashurisë ose të një lidhjeje afektive.

Por, dhe është një “por” shumë i madh, ata që ndodhen në një marrëdhënie, duhet të kenë kujdes, pasi i gjithë ky erotizëm mund t’ju udhëheq drejt tradhtive.

Kemi përpara një javë erotike, do të thosha mjaft erotike. Madje edhe me situata ku nuk do t’i qëndrojmë besnik palës tjetër. Mund të kemi dhe ndarje sepse, kur Afërdita bashkohet me Marsin vërtet na krijon shanse në jetën tonë erotike, por na krijon edhe këto pak situata të vështira ku mund të na udhëheqë në ndarje. Paralelisht, do të jetë një javë me përfitime financiare, megjithatë, unë do të qëndrojë tek ana pozitive, se ky është edhe suksesi i parashikimit, le të themi, që kemi përpara një javë me shanse shumë të mira në jetën tonë erotike, personale, për të gjithë ju që jeni në kërkim të dashurisë ose në kërkim të një lidhjeje afektive. Keni një javë, ku na jep mundësi të rregullojmë disa çështje dhe të përfitojmë në anën tonë financiare. Tani, në fund të javës, të shtunë, të diel, por edhe të hënën, evitojmë çdo lloj ekzagjerimi. Në datën 24 kemi një hënë të plotë. Deri në datën 24 mund të kemi realizimin ose mund të kemi zhvillime që filluan me hënën e re, që ne e analizuam, në shenjën e Ujorit, mund t’i shohim këto ngjarje të dalin në datën 24 dhe në zhvillim. Ndërkohë, nga data 24, me hënën e re tek Virgjëresha, deri me datën 10 mars që bëhet hëna e re në shenjën e Peshqve, të kujdesemi shumë për shëndetin; të kujdesemi shumë për jetën tonë të përditshme, ta kemi sa më të organizuar, të gjejmë kohën dhe të çlodhemi. Të punojmë, por me një program. Të gjithë ata që do ta kenë periudhën në kaos dhe nuk do të ngrenë barrën e përgjegjësisë, nuk do t’i përvishen punës, nuk do të kenë një përditshmëri të organizuar, do të gjenden më pas përpara pengesave dhe vështirësive që do të reflektohen në jetën e tyre personale ose në jetën e tyre profesionale. Pra, nuk është diçka tragjike, thjesht kërkohet të jemi më të përqendruar, më të organizuar, më të disiplinuar”, astrologia Chrysanthi Kalogeri.